-sidi education-spot_img
10.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcënimi” i Inteligjencës Artificiale, profesionet që po rrezikon në Shqipëri

Kryesoret

Rritja e produktivitetit deri në 50% nga përdorimi i ChatGPT dhe formave të tjera të Inteligjencës Artificiale po zhvlerëson pritshmëritë pesimiste të disa bizneseve shqiptare për mosgjetjen e punonjësve, në një kohë kur mungesa e tyre është problematikë tejet e mprehtë.

Ndër sektorët e parë në Shqipëri ku përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe automatizimi pritet të zëvendësojnë gradualisht njeriun dhe të shkurtojnë vendet e punës janë shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe marketingut.

Përdorimi i ChatGPT po shtrihet masivisht edhe te studentët. Pedagogët ngrenë shqetësimin e rrezikut të humbjes së aftësive krijuese te brezi i ri.

Tashmë kutia e Pandorës është hapur dhe të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi dhe përgatitemi për t’u mësuar me një realitetit të ri, që po rrit produktivitetin në punën tonë – pohon Merjan Shushollari, përdorues i ChatGPT dhe teknologjive të tjera të Inteligjencës Artificiale (IA), gjatë punës së tij si inxhinier të dhënash në kompaninë “Lufthansa Industry Solutions”.

ChatGPT, si një motor kërkimi, i cili është shumë i avancuar sipas inxhinierit Merjan Shushollari ka rritur produktivitetin në veprimtarinë e tij për zhvillimin e programeve software.

“Një ndikim që kam hasur te puna ime dhe e kolegëve të mi është rritja e produktivitetit. Kërkimi që më duhej të bëja nëpër motorë kërkimi është përshpejtuar ndjeshëm me ChatGPT.

Situata optimiste është rritja e produktivitetit të zhvilluesve. ChatGPT, për sa e kam përdorur, e ka kuptuar thuajse gjithmonë kontekstin e pyetjeve të mia. Mban mend dhe pyetjet e mëparshme që i është bërë dhe bazohet mbi to për të nxjerrë kontekstin e pyetjes në vijim.

Për sa i përket rrezikut në përdorim, duhet pasur gjithmonë kujdes të mos zbulosh të dhëna sensitive kur bën pyetje, pasi ruhen në servera të cilat nuk menaxhohen nga përdoruesi./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit