-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Nuk iu dorëzua policisë, pse u ekzekutua 62-vjeçari në Maliq

Kryesoret

Paraditja e sotme ka tronditur gjithë Maliqin dhe mbi të gjitha fshatin Qesarakë pas episodeve të dhunë të regjistruara në familjen Muçollari.

62-vjeçari, Ramiz Muçollari kryefamiljar i shtëpisë plagosi me thikë gruan e tij 58-vjeçare, Pëllumbesha Muçollari dhe djalin e tij 27-vjeçar, Kamber Muçollari.

Pas ngjarjes të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Por tronditja dhe dhuna nuk përfundoi me kaq pasi policia menjëherë sapo është njoftuar për plagosjen në familje ka shkuar në vendin e ngjarjes.

62-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë ndërhyrjen e policisë dhe nisi të qëllonte drejt tyre me armë.

Prej më shumë se një orës ai u mbyll në banesën e tij me armë dhe qëllonte drejt policisë. Kjo solli që rruga drejt fshatit Qesarakë të bllokohej për shkak të rrezikut të madh.

Për të negociuar me autorin është dashur edhe ndërhyrja e Forcave Renea të cilët janë afruar afër banesës.

Duke qenë se autori nuk ka pranuar të dorëzohet dhe po rrezikonte policinë, Renea ka ekzekutuar Muçollarin.

Në njoftim e dërguar nga policia ku raportoi për krimin në famlije u bë e ditur se 62-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit