-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momenti kur durrsaku merr “ Mercedes GLK” sikur të ishte e tij dhe ikën drejt Laçit

Kryesoret

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shtetasin Leonard Fjerza, 30 vjeç, i cili ishte kthyer në makthin e durrsakëve pasi vidhte bizneset, ndërsa dje vodhi një automjet tip “Mercedes Benz GLK” në mes të Durrësit, e që e braktisi më pas në Laç, kur u pikas nga policia.

“Vodhi një automjet dhe lëvizi me të drejt Lezhës ku sapo konstatoi patrullat e Policisë së qarkut (që ishin sinjalizuar për kapjen e tij), e braktisi automjetin dhe u largua, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. I arrestuari, autor i disa vjedhjeve të tjera, në biznese të ndryshme.

Si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti që u gjet në Lezhë, më datë  11.08.2023, është finalizuar operacioni policor i koduar “Sinjali”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi L. F., 30 vjeç, banues në Durrës.

Grabit “Mercedesin” luksoz në Durrës, në Laç i ndodh e papritura, hajduti braktis mjetin dhe ia mbath

30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B,  dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur.

Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi L. F., i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit “Sinjali”, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se ky shtetas, më datë 08.08.2023, ka vjedhur në një lokal, më datë 25.06.2023, ka vjedhur në një farmaci dhe më datë 06.08.2023, ka tentuar të vjedhë në një biznes.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit