-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabit “Mercedesin” luksoz në Durrës, në Laç i ndodh e papritura, hajduti braktis mjetin dhe ia mbath

Kryesoret

Kurbin/Gjendet pas disa orësh automjeti i vjedhur në Durrës. Gjetja e automjetit, rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet Policisë Rrugore të Lezhës dhe Policisë së Durrësit.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.

Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit