-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni i Renea në Maliq, Balla: Çrrënjosja e dhunës ndaj familjes detyrë kryesore

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla për mes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me operacionin e zhvilluar në Maliq pas dhunës dhe të shtënave të regjistruara ditën e sotme ku mbeti i ekzekutuar 62-vjeçari Ramiz Muçollari.

Balla në reagimin e tij shprehu mirënjohjen për policinë ku më tej shtoi se rrezikuan jetën.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shprehet Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit