Një vajzë tre vjeçare nga Venezuela vdiq teksa po udhëtonte me emigrantë të tjerë ilegalë nga Brownsville në Çikago.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Teksasit (TDEM).
Fëmija filloi të mos ndihej mirë brenda autobusit që transportonte emigrantët. Menjëherë shoferi u ndal në anë të rrugës dhe thirri një ambulancë.
Stafi i sigurisë që fliste spanjisht ndihmoi në komunikimin midis prindërve dhe reaguesve të urgjencës që nxituan në vendngjarje, tha TDEM në një deklaratë.
“Fëmija u dërgua në një spital aty pranë për të marrë ndihmën mjekësore, por ndërroi jetë pak kohë më vonë”, përfundon ai.
Rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Shëndetit Publik i Illinois (IDPH), pasi vdekja e fëmijës u konfirmua në një spital të atij shteti.
Zyrtarët e Teksasit nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes së vajzës 3-vjeçare, duke theksuar se asnjë nga emigrantët nuk kishte zhvilluar ethe ose simptoma të tjera të sëmundjes kur hipën në autobusin në Brownsville, Teksas, pranë kufirit me Meksikën.
Gjithashtu nuk dihet nëse është kryer autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vajzës fatkeqe.