Pak minuta më parë është regjistruar një aksident në aksin rrugor Tepelene-Gjirokaster ne afërsi te fshatit Shkepëz.
Mësohet se 30 minuta më parë janë përplasur dy makina. Raportohet se janë përplasur një makinë tipit “Renault” me targa greke me drejtues 59-vjeçarin, Josif Zotome dhe mjeti “Mercedez-Benz” me targa greke me drejtues Konstandin Dhimitri.
Si pasoj jane dëmtuar pasagjeret 54-vjeçare, Minushe Tori, 53-vjeçari Barjam Tori, 53-vjeçarja, Lirika Zoto.
Të plagosurit janë transportuan në spitalin e Gjirokastrës dhe jane jashtë rrezikut për jetën.