Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Vlorë-Kuç.
Mësohet se një makinë tip “Volskwagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur persona dhe ndërsa makina rezulton në pronësi të një personi me inicialet L. R., banues në Fier.
Dyshohet se makina është marrë me qira nga një person tjetër. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se makinën po e drejtonte një shofere dhe së bashku me të ka qenë edhe një pasagjere ku pas aksidentit janë larguar.
Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.