Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku pas djegies së banesës ka humbur jetën një gazetar i njohur grek.
Zjarri nisi në kuzhinën e banesës së Antonis Chrysoulakis ku dyshohet se ai po gatuante diçka dhe më pas e ka zënë gjumi.
Chrysoulakis ishte gazetar dhe sapo kishte raportuar për një zjarr të rënë në një ndërtesë në Athinë.
Antonis ishte një nga redaktorët më të mirë të kronikës së brezit të ri të gazetarëve, me raportime ekskluzive dhe informacione faktike.
Humbja e tij përcolli pikëllim të papërshkrueshëm në të gjithë stafin administrativ, gazetaresk dhe teknik të grupit Parapolitika, të cilët i shprehin ngushëllimet më të thella familjes së tij.