-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia pa trajnier, Roberto Mancini jep dorëheqjen nga kombëtarja

Kryesoret

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen nga posti i tajnierit të kombëtares italiane të futbollit.

Lajmi vjen si një “rrufe në qiell të hapur”, më pak se dy javë pasi Mancini u emërua kreu i projektit të “Club Italia” për të koordinuar të gjithë sektorin e kaltër deri te moshat U-20.

Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se ka marrë parasysh dorëheqjen e Roberto Mancinit nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, të marrë mbrëmjen e djeshme.

Kështu përfundon një faqe e rëndësishme në historinë e kaltër, e cila filloi në maj 2018 dhe përfundoi me finalet e Ligës së Kombeve 2023; në mes, fitorja në Euro 2020.

Ky vendim vjen vetëm 10 muaj para kampionatit europian që do mbahet në Gjermani në qershor të 2024, ndërsa shumë shpejt lajmi pritet të zyrtarizohet nga federata italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit