-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me komshiun për gardhin e shtëpisë, zbardhet konflikti që çoi në pezullimin e policit në Kuçovë

Kryesoret

Dritan Toska, është efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili u pezullua nga detyra.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka vendosur pezullimin e tij nga detyra pas denoncimit që është bërë pasditen e djeshme në Komisariatin e Policisë Kuçovë nga një shtetase, që ka kallëzuar efektivin se e ka goditur.

Mësohet se efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt, fillimisht verbal me komshinjtë e tij ku ‘mollë sherri’ është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

EMRI/ Rrahu një grua, pezullohet nga puna polici në Berat

Fillimisht konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë fqinjën e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën.

Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit