-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transport kontrabandë, policia e Kosovës arreston në flagrancë dy shoferët serbë  

Kryesoret

Dy serbë janë vënë në pranga në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë, pasi u kapën teksa transportonin mallra kontrabandë, ushqime, që vinin nga Serbia me destinacion Kosovën.

Mallrat e kontrabanduara në të dy rastet, u sekuestruan nga policia.

Konkretisht, gjatë vëzhgimeve të kryera, policia ka vërejtur një automjet të dyshimtë, i cili po vinte nga Serbia për në Kosovë.

Sakaq, automjeti është ndaluar në rrugën Muçibabë-Pasjan dhe gjatë konstrolleve janë gjetur 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral. Për pasojë është vënë në pranga shoferi serb.

Ndërsa rasti i dytë, policia ka gjetur në një automjet në po të njëjtin vend, me mish dhe 640 shishe me birra kontrabandë nga Serbia, ku për pasojë është arrestuar një tjetër shofer serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit