-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transportonin drogë me varkë drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohen 4 persona

Kryesoret

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për trafikim droge, mes tyre dy punonjës të qendrës së Rasatit të Koranit në qytetin e Pogradecit, magazinonin dhe trafikonin lëndë narkotike me varka peshkimi kundrejt pagesës drejt Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë Ardian Toska 51-vjeç, Aurel Toska 43-vjeç, punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit, Tane Bllazhe punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit dhe Roni Sulollari 45-vjeç.

Nga hetimi një mujor rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar për të trafikuar kanabis drejt Maqedonisë së Veriut kundrejt pagesës 500 euro për kilogramë lëndë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit