Fundjava e pushimeve po aq e bukur është po aq e shkurtër. Të gjithë pushuesit nga Kosova të cilët udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar në fundjave rikthen në vend për t’iu rikthyer rutinës dhe punës.
Numri i lartë i pushuesve të cilët kalojnë në doganë krijon radhë të gjata duke e bërë akoma edhe më të lodhshëm udhëtimin disa orësh.
Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqëruar me radhë të mjeteve në doganën e Morinit në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.
Ndërkohë, nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues kosovarë dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin.