Policia e Elbasanit ka arrestuar 59-vjeçarin Mithat Firaku pasi kishte vjedhur në një objekt kulti, si dhe biçikletën e një 66-vjeçari.
Mësohet se Firaku ishte me precedent penal të mëparshëm, në të njëjtën fushë. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.