Vrasja e 50-vjeçarit shqiptar, Aleksandër Zaka në Greqi ka bërë bujë dhe të gjitha mediat greke e kanë konsideruar një thriller për zonën e Salaminës.
50-vjeçari u gjet i vrarë mesditën e djeshme në oborrin e një banese nga miku i tij. Viktima kishte në plagë në kokë e cila ka qenë fatal për Zakën.
Personi që gjeti të pajetë 50-vjeçarin i është drejtuar autoriteteve duke njoftuar policinë se e ka gjetur të pajetë në oborrin e shtëpisë, ndërsa për momentin ende nuk është sqaruar nëse bëhet fjalë për shtëpinë e viktimës.
Burime policore vlerësojnë se burri ka qenë viktimë e veprimtarisë kriminale. Rastin e ka marrë Drejtoria e Sigurisë së Atikës, e cila po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.
Shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit.