-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kurti në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë ka promovuar idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera,” tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është skandaloze.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit,” ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë,” deklaroi Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit