Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa zgjodhi edhe njëherë Greqinë për pushimet e saj verore.
Ylli me famë botërore ndodhet në Peloponez, ku po shijon disa ditë relaksuese me të dashurin e saj Romain Gavras.
Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale, me disa momente në plazh.
“Duke lundruar në Peloponez,” ka shkruar Dua në postim.
Në një nga fotot ajo shihet duke pozuar me partnerin e saj. Po ashtu kujtojmë se Dua shijoi disa ditë pushime edhe në bregdetin shqiptar me familjen dhe miqtë e saj më parë.
View this post on Instagram