-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Kosovë

Kryesoret

Mbi 100 albanologë shqiptarë e të huaj janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në seminarin e 41-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Drejtuesit e tij por edhe përfaqësues institucionesh thanë se seminari është një ngjarje e rëndësishme shkencore e kulturore për Kosovën dhe gjithë shqiptarët në Evropën juglindore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci vuri theksin tek roli i seminarit që në themelet e tij rreth 50 vjet më parë.

“Gjuha është pjesë thelbësore e kulturës së një populli dhe ka funksion të pazëvendësueshëm në rrafshin social dhe identitarë. Letërsia është shprehja e saj në formën artistike përmes fjalës së shkruar. Ndërkaq kultura i gërsheton të dyjat brenda traditave dhe vlerave të përbashkëta që lidhi një komb. Andaj edhe ky seminar ka përsipër rolin fisnik e jetik të rojtarit dhe promotorit të këtyre vlerave,” tha ajo.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se gjuha shqipe është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes të një populli ndërsa bëri thirrje për angazhim në ruajtjen e gjuhës.

“Gjuha shqipe dhe letërsia e saj janë fije në mozaikun e ndërlikuar të kulturës globale. Ashtu siç e çmojmë trashëgiminë tonë gjuhësore le të ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të të tjerëve. Sfidat e rreziqet e gjuhës shqipe kërkojnë një përpjekje të bashkuar për të ruajtur jo vetëm një thesar gjuhësor por edhe lidhjet letrare dhe kulturore që ajo ka krijuar,” tha ambasadori britanik.

Eron Spance nga Holanda që merret me studimin e gjuhëve krahasuese indoevropiane tha se veçoritë e gjuhës shqipe i kanë ngjallur interesim për të studiuar. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit