Mediat greke raportuan se policia shqiptare ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës së paralajmëruar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit.
Por në dokumentin e lëshuar nga policia shihet qartë se nuk ka pasur një gjë të tillë, por theksohet se janë marrë masa për garantimin e zhvillimit të një tubimi normal dhe pa cënuar sigurinë kombëtare dhe atë publike.
Gjithashtu kërkohet që nga ana e organizatorëve të respektohet edhe afati i zhvilluar i protestës që është caktuar nga ora 18:00 deri në 20:00.