-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia arreston dy rusë për shpërndarje të “propagandës së Wagner-it”

Kryesoret

Polonia i ka arrestuar dy qytetarë rusë të cilët “po shpërndanin materiale propaganduese të grupit rus Wagner” në Varshavë dhe Krakovë, dy qytetet më të mëdha polake, ka thënë të hënën ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski.

“Të dy akuzohen për spiunazh dhe u arrestuan”, tha ministri polak Kaminski më 14 gusht në X, ish-Twitter, pa dhënë ndonjë hollësi shtesë për arrestimin e tyre.

Polonia ka paralajmëruar së fundmi për promovime të mundshme nga grupi mercenar, i cili ndodhet në Bjellorusinë fqinje tani, dhe se do ta rrisë praninë e trupave në kufi me Bjellorusinë në 10 mijë sosh.

Mediat polake raportuan javën e kaluar për një prani të ngjitësve me logon e Wagner-it dhe me mbishkrimin në gjuhën angleze: “Ne jemi këtu – bashkohuni me ne”, si dhe kode QR që të drejtojnë te një uebsajt rus për grupin mercenar.

Sipas të përditshmes Gazeta Wyborcza, ngjitësit u raportuan në polici nga banorët në Karkovë dhe Varshavë.

Ministria e Brendshme e Polonisë nuk specifikoi nëse dy burrat rusë u arrestuan në lidhje me shpërndarjen e ngjitësve.

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Trupat e Wagner-it luajtën rol kyç në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i marrë nën kontroll pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin në qershor, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit