-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 adoleshentët u përplasën me Jet Ski në Himarë, policia: Dy shokët dhanë dëshmi të rreme

Kryesoret

Policia ka nxjerrë në pah detaje të reja nga plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transferuar me helikopter drejt Tiranës.

Nga hetimet ka rezultuar se ishin 4 shokë të mbërritur nga Tirana, që janë futur në det me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëri–tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, 16-vjeçari me inicialet K. Xh. dhe pasagjeri me inicialet D. K.

Ishte 16-vjeçari me inicialet K. Xh., ai që u transportua në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, personat me inicialet U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas gjatë hetimeve kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit