-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj tradhton studentët! Vulos edhe legalizimin e kanabisit

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka kaluar në heshtje, pa dekret, dy ligjet e fundit të qeverisë për masat ndaluese për mjekët e rinj dhe legalizimin e kanabisit mjekësor – nisma ligjore këto që u kundërshtuan respektivisht nga studentët e Mjekësisë dhe nga opozita.

Një ligj i tretë për Akademinë e Shkencave, që i jep mundësinë kryetarit Skënder Gjinushi që të kandidojë për një mandat të dytë, nuk është dekretuar gjithashtu nga Begaj, por sipas zyrës së shtypit të Presidencës, afati për dekret skadon mesnatën e së martës.

Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar.

Me kërkesën që të mos dekretonte ligjin, studentët u pritën më 25 korrik në një seancë dëgjimore nga presidenti Begaj, i cili, sipas zyrës së shtypit, “dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre”.

“Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese” njoftoi pas takimit zyra e shtypit.

Të martën, Presidenca i tha BIRN se “afati i shpalljes së këtij ligji ka kaluar dhe kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për ta dekretuar”. Megjithatë, sipas nenit 84/2 të Kushtetutës, shpallja e ligjit bëhet automatikisht./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit