-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Meloni xhiro me familjen në bregdetin e Vlorës

Kryesoret

Pas ftesës së përsëritur nga kryeministri Rama, Meloni pranoi të shijojë për 48 orë bukurinë e bregdetit shqiptar në kulmin e një sezoni të suksesshëm turistik.

Kryeministrja italiane është e shoqëruar në këtë vizitë private 2 ditore nga bashkëshorti i saj, vajza e saj si dhe e motra dhe bashkëshorti i saj.

Vizita e saj u lajmërua nga mediat italiane ndërsa mikpritësi i saj kryeministri Rama nuk ka bërë ende asnjë koment në rrjetet e tij sociale për ardhjen e saj në Vlorë.

Masat e sigurisë janë të shtuara në rezidencën qeveritare ndërsa pak metra larg saj pushuesit janë kuriozë të shohin kryeministren italiane që njësoj si ta ka zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.

Jo vetëm pushuesit shqiptarë janë të përkëdhelur nga fakti që një kryeministre italiane zgjedh të pushojë qoftë dhe për pak orë në bregdetin shqiptar, por dhe ata italianë që janë të shumtë këtë mes Gushti në Vlorë./ TvKlan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit