Një 49-vjeçar është gjetur i pa jetë në fshatin Udënisht të Pogradec. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është vetëvarur në një pemë.
Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, trupi po dërgohet në morgun e spitalit për të bërë ekspertizën mjekoligjore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi rastin. Mësohet se viktima ka pasur konflikt me ish-bashkëshorten dhe janë në proces divorci.