-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri i përgjigjet Ramës nga burgu: Arrogant! Je bërë si Erdogani

Kryesoret

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave që në 12 Maj i është përgjigjur Edi Ramës nga qelia. Në një reagim të shpërndarë në media, shprehet se arrestimi i tij është politik dhe se drejtësia është e kontrolluar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është në epokën e drejtësisë së re, por Beleri thotë se Rama ka qenë në dijeni të gjithckaje. Fredi Beleri nuk ngurron që ta krahasojë Ramën me presidentin truk, Erdogan kur flet për drejtësinë dhe demokracinë.

“Vendimet e gjykatave ‘te reformuara’ eshte e vertet qe nuk komentohen, por nuk mund te deklaroje qe keto gjykata e prokurori jane te pavarura prej tij. Ne cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale.

Eshte e vertet qe shume nga te zgjedhurit dhe miqte e tij jane ne burg sot, por asnje prej tyre per krime zgjedhore, por per krime qe kane te bejne me shperdorime fondesh publike ne permasa gjigande, qe cuditerisht i benin pa ditur gje Kryeministri, megjithese ka qene ne karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Per krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar ne 33 vjet. Ne 33 vjet qe kemi degjuar per krime zgjedhore, vetem nje grek eshte arrestuar dhe vetem nje grek qe publikisht eshte cilesuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet ne burg.

Te gjithe i kemi degjuar regjistrimet e dosjes se Dibres dhe Durresit, deri ne Gjermani kane shkuar, por asnje prej atyre qe u degjuan nuk eshte arrestuar, por jane ngritur ne detyre, nje minister madje. Edhe Erdogani si ju flet per Drejtesi te Pavarur. Dhe eshte ankuar se Amerika dhe Europa nderhyjne ne punet e gjyqsorit Turk. Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie qe nuk nderhyn ne sistemin e drejtesise!! Edhe ne diktature me vendime gjykate perndiqnin kundershtaret politike paraardhesit Tuaj, Z.Kryeminister !

Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike.

Sa per lirine e shprehjes qe himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhene Ju z.Kryeminister, por ka lindur me ne dhe eshte mbrojtur me gjak. Te mburresh ne 2023, kur komunizmi ka rene prej 33 vitesh, se po na lene te shprehemi lirshem, eshte arrogance. Natyrisht neve vetem te shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim qe drejtesia e “pavarur” nga Ju te flase fjalen e saj, por kjo ceshtje nuk mbaron ketu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeminister, lere te zgjedhurin te beje punen e vet, kaperdije mospelqimin, dhe leri gjykatat te flasin, pa u thene ti qe “provat aty duhet te jene” dhe se “jane ‘te pavarura’. Drejtesia vonon po nuk harron!!!” mbyllet reagimi.

Rama i përgjigjet Greqisë për Belerin: Nuk digjet jorgani për një plesht

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit