-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mori jetën fqinjit! Policia merr në mbrojtje familjen e vrasësit në Bulqizë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një natë më parë 26 vjeçari, Dritan Manjani. Banorët e fshatit Homesh kanë treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbrëmshme.

Sipas banorëve konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës tek banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë.

Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual, ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.

Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit. Banesa në fjalë ndodhet në Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.

Punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Autori i vrasjes u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.

“Oj nënë mos u bëj merak se…”! Dhimbje dhe lot! Fjalët e fundit të djalit që u vra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit