Operacioni i zhvilluar ditën e djeshme ku u vunë në pranga 5 persona ku mes tyre edhe shqiptarë të Kosovës ka marrë vëmendje edhe nga mediat në Prishtinë.
Mes pesë të arrestuarve në pranga ranë edhe 30-vjeçari, Mithat Ramadani dhe 40-vjeçari, Besnik Mujeci të cilët sipas njoftimit të policisë ishin ata të cilët siguronin drogën dhe më pas përmes linjës së autobusit Prishtinë-Durrës e transportonin drejt Shqipërisë.
U kap me drogë në Tiranë, Vetëvendosja bën gati përjashtimin e zyrtarit
Pas ekstazi arrinte në Durrës për mes makinave me qira dërgohej në Tiranë ku në lojë futeshin 3 të arrestuarit e tjerë Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija të cilët e shisnin në lokalet e Bllokut.
Në lidhje me këtë operacion ku mbeti i arrestuar Besnik Mujeci media kosovare, Express bën të ditur se 40-vjeçari është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i partisë që drejton Kurti në Komunën e Prishtinës.
EMRAT/ Shisnin ekstazi në lokalet e Bllokut, malli vinte nga Kosova me linjën Prishtinë-Durrës
Personat e dyshuar janë arrestuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike prej 11 300 tabletash ekstazi me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.