-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Medvedev: Ukraina duhet të heqë dorë edhe nga Kievi nëse do që të jetë në NATO

Kryesoret

Zv/presidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev është shprehur së fundmi se Ukraina duhet të pranojë të heqë dorë nga disa territore të saj, përfshirë edhe Kievin për hir të anëtarësimit në NATO.

“Nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga territoret e diskutueshme për hir të anëtarësimit në NATO, do të duhet të heqë dorë edhe nga Kievi,” thotë Dmitry Medvedev, përmes një postimi në rrjetin social, Telegram.

Ai komentoi deklaratat e drejtorit të zyrës private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stjan Jensen, se Ukraina mund të bëhet anëtare e Aleancës në rast të lëshimeve territoriale ndaj Rusisë.

“Pse është interesante kjo ide? Pyetja e vetme është se të gjitha territoret e tyre janë shumë të diskutueshme. Për të hyrë në bllokun e NATO-s, autoritetet e Kievit do të duhet të heqin dorë edhe nga vetë Kievi, kryeqyteti i Rusisë së Lashtë,” shkroi Medvedev.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit