Një aksident fatal është shënuar në ujërat e liqenit të Gardës, në Itali ku humbi jetën një 32-vjeçar.
Trupi i 32-vjeçarit Francesco Zanetti, nga Sona e Veronas, u gjet nga roja bregdetare e Salò në Brescia.
Autoritetet atje thonë se viktima kishte dalë në një ski jet të hënën vonë në mbrëmje, në një orar të ndaluar me ligj.
Alarmi është dhënë rreth orës 02:20 nga miqtë e burrit, të cilët duke mos e parë të kthehet në port sipas planit të tyre, kanë kërkuar ndihmë me telefon.