Përpjekja e tre të rinjve për të bërë një selfie në shinat e trenit në Çikago të SHBA-së ka përfunduar keq. Dy prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë pasi u goditën nga energjia elektrike.
Në video, tre të rinjtë shihen të ulur në shinat e trenit pa e ditur se një rrymë 600 volt po kalon nëpër shina.
Mirëpo, në një moment njëri prej tyre e godet rryma, Pas pak sekondash rryma kap edhe vajzën pranë tij.
Shikoni videon:
Sipas autoriteteve lokale, të tre të rinjtë janë rreth 20 vjeç.
Siç shihet edhe në video, anëtari i tretë i grupit ka tentuar t’i largojë nga shinat djalin dhe vajzën, gjë që më në fund ia ka dalë me ndihmën e dëshmitarëve të tjerë okularë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 gushtit, ku djali i “goditur” fillimisht nga rryma ka pësuar një pengesë me ekipet e shpëtimit që e kanë rikthyer në jetë dhe më pas duhet shtruar në spital në gjendje kritike.
Edhe vajza mbeti e plagosur rëndë por ishte e vetëdijshme kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.