-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Belerin s’e arrestova unë, por drejtësia e re që mbështeti Greqia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama më në fund i është përgjigjur Athinës zyrtare për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit. Një ditë pas protestës në Himarë që solli në jug të vendit edhe dy kryebashkiakët të Athinës dhe Selanikut, kreu i qeverisë shqiptare ka disa fjalë për atë që ka ndodhur pas 14 Majit dhe presionet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e Tiranës në Bashkimin Europian. “Bindju ligjit. Jam pa fjalë. Nuk digjet jorgani për një plesht”! Kështu e nis postimin e gjatë në Facebook Edi Rama. Kryeministrit dhe qeverisë greke i kujton se Belerin, të arrestuar për blerje votash nuk e burgosi ai, por drejtësia e re, që ashtu si SHBA-BE edhe Greqia e ka mbështetur pa hezitim.

Prandaj nuk e di se çfarë mund të them tjetër, sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; ndarja e qartë e pushteteve, e cila falë Reformës në Drejtësi (GREQIA NJËSOJ SI SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E TJERA TË BASHKIMIT EUROPIAN E KA MBËSHTETUR REFORMËN PA ASNJË REZERVË) dhe vullnetit të hekurt të shumicës sonë qeverisëse për ta zbatuar atë, pa bërë asnjëherë komente politike mbi vendimet e gjykatave, po i jep një përmasë të munguar në historinë e shtetit të saj, Shqipërisë demokratike në rrugën drejt Familjes së Bashkuar Europiane.

Vetë standarti i panegociueshëm i Bashkimit Europian, për të mos u përzier kurrësesi në punët e gjyqësorit për çfarëdo arsyeje politike; po edhe vizioni e vullneti im për të mos i kompromentuar kurrë marrëdhëniet e jashtme strategjike, me fryrjen e ndodhive episodike si kjo, ma bëjnë të pamundur të përsiatem më shumë mbi këtë episod sa banal, aq edhe të rrezikshëm brenda suazës së të menduarit ngushtësisht ballkanik” shkruan ai.

Rama i përgjigjet Greqisë për Belerin: Nuk digjet jorgani për një plesht

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit