-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Censurimi i kulturës, gjykata në Serbi ndaloi filmat e autorit shqiptar

Kryesoret

Me vendim të Gjykatës së Lartë në Vranjë, në Serbi është ndaluar shfaqja e filmit “I pabesi” i autorit shqiptar Gani Veseli.

Siç thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, trupi gjykues ka vlerësuar të bazuar propozimin e Prokurorisë Publike se kjo vepër “avokon dhe nxitë diskriminim dhe urrejtje”.

Me të njëjtin vendim është lejuar shfaqja e një filmi tjetër të Veselit, me titull “Heshtja vret”, por me kusht që, ndër të tjera, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, si sponsorizuese e filmit.

Producenti i filmit, Gani Veseli, thotë se është i zhgënjyer me këtë vendim dhe se nuk do ta heqë simbolin e Kosovës, pasi qeveria e saj ka financuar filmat.

Dy filma të metrazhit të shkurtë të shtëpisë së produksionit Colosseum Production nga Presheva u gjendën në gjykatë, para premierës së tyre në Bujanoc, pasi në qershor policia mori një raport anonim se ata nxisin urrejtje dhe diskriminim. Këto pretendime hidhen poshtë nga autorët e filmave.

Publikut nuk i janë bërë me dije ende të gjitha detajet e vendimit që është marrë më 14 gusht nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Vranjë.

Në përgjigjen që gjykata i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se filmi “I pabesi” është në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit për Kinematografinë.

Në atë nen thuhet se është i ndaluar qarkullimi dhe shfaqja publike e veprës kinematografike që nxit diskriminim dhe përhap urrejtje kombëtare, racore dhe fetare.

Gjithashtu, në këtë nen thuhet se mund të vendoset ndalim për shfaqjen publike të një vepre kinematografike me përmbajtje pornografike ose përmbajtje që mbron ose nxit dhunën dhe fyen hapur dinjitetin njerëzor. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit