-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“TIA flet italisht”, Canale 5: Ja pse Shqipëria është mbushur nga turistët italianë

Kryesoret

Në një kronikë televizive të transmetuar në kanalin italian “Canale 5”, është bërë një analizë e rritjes së fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre verore në Shqipëri.

Aty theksohet se faktorët kryesorë që kanë bërë Shqipërinë një destinacion të preferuar janë aeroporti i Tiranës, çmimet konkuruese dhe bregdetet e mrekullueshme.

Një nga pikat kryesore që theksohet është fakti se aeroporti i Tiranës ofron shërbimin në gjuhën italiane, duke e bërë komunikimin dhe orientimin e turistëve më të lehtë në vend.

Krahasuar me vendet fqinje, çmimet në Shqipëri janë shumë më të ulëta, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe shërbimet turistike të ndryshme raporton media italiane.

Gazetarët italianë kanë intervistuar turistë që konfirmojnë se çmimet e restoranteve dhe produkteve detare janë shumë të përballueshme, duke i bërë ato të një shije të mirë pa i dëmtuar shumë buxhetin.

Gjithashtu, gazetari italian raporton se në dy vitet e fundit, numri i turistëve italianë në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Statistikat tregojnë se në vitin 2022, numri i turistëve italianë ishte mbi 70% më i lartë në krahasim me vitin 2021, tregues i një rritje të dukshme të interesit ndaj këtij destinacioni pushimesh në rritje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit