Montaldo di Mondovì në Itali është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë ku një 21-vjeçar vrau me thikë babanë e tij.
Autori pas ngjarjes është larguar me shpejtësi dhe është fshehur në një zonë pyjore, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.
Në ndihmë të efektivëve është ngritur dhe një helikopter, ndërkohë që zona është izoluar totalisht.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori, shtetas holandezë, kishin shkuar për pushime te disa miqtë e tyre në Cuneo, një prej të cilëve ka mbetur i lënduar, pasi tentoi të ndalonte 21-vjeçarin.