-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me barkun jashtë në xhami, nis hetimi ndaj regjisorit dhe modeles turke

Kryesoret

Seti i fotove të shkrepura brenda xhamisë më të madhe dhe më të rëndësishme në Ankara nga regjisori Bilal Kisa dhe një modele ka ngjallur reagime të shumta.

Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami.

Siç shihet në fotot e postuara në Instagram të cilat më vonë u fshinë shihet modelja me një T-shirt me mëngë të shkurta e cila i ekspozon barkun. Bluzën e kishte kombinuar me një fund të kuq të gjatë pak poshtë gjurit. Ndërsa në kokë mbante një shami të bardhë.

Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara nga zyra e guvernatorit të Ankarasë, u njoftua një hetim në lidhje me setin fotografik.

“Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ duke fyer adhurimin për xhaminë,” thuhet në njoftim.

Pas bujës së madhe që morën foto ka reaguar edhe regjisori ku shprehu keqardhje që i është keqinterpretuar puna.

“Më vjen keq kur shoh që puna që bëra në Kocatepe ishte aq larg qëllimit dhe hyri në rrugë të tjera.

Edhe pse qëllimi im ishte të thyeja paragjykimet e atyre që nuk e duan xhaminë për të treguar se xhamia është një vend ku të gjithë gjejnë qetësi, jam i shqetësuar që edhe unë dhe familja ime akuzohen edhe për tradhti.

I kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo keqkuptuar,” shkroi ai.

model_turqi_në__7_
model_turqi_në__8_
model_turqi_në__1_
model_turqi_në__5_
model_turqi_në__4_
model_turqi_në__3_
model_turqi_në__2_

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit