Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 26-vjeçar me inicialet P. B. pasi tentoi ti vidhte me dhunë varësen e floririt një vajze.
Nga tentative për t’i vjedhur varësen është plagosur 28-vjeçarja.
Nga njoftimi i policisë mësohet se i riu i arrestuar rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit ku 28-vjeçarja po vizitonte një kishë. I riu ka ndjekur për disa minuta të plagosurën të cilës ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë.
Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.