30-vjeçari Dorjan Dema i akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Dritan Manjani në Bulqizë, ka dalë sot para gjykatës për marrjen e masës së sigurisë për të.
Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30-vjeçarin.
Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.
Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që në kafene e më pas janë zhvendosur në shtëpi.
Manjani ndërroi jetë pas një konflikti fizik me Demën, ku dyshohet se ky i fundit e ka goditur me kaçavidë viktimën në oborrin e shtëpisë së tij.
Inati i vjetër i nguli kaçavidën! Ky është i riu që u vra në derë të lokalit