Një ngjarje e rëndë që ka pasuar me vdekjen e 10 personave ka ndodhur ditën e sotme në Malajzi ku një avion privat është rrëzuar në mes të një rruge.
Avioni u përplas në pjesën ku ndahen korsitë e rrugës në qytezën Elmina, ndërsa më pas shpërtheu duke i marrë jetën 8 udhëtarëve në mjetin fluturues dhe 2 personave që ndodheshin në automjetet përreth.
Pamjet shokuese nga kamerat e vendosura brenda një makine kanë filmuar momentin kur avioni privat rrëzohet në rrugë.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet që kanë sjellë në rrëzimin e avionit, ndërsa hetuesit janë duke analizuar provat e marra nga vendi i ngjarjes.