-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktori rrëfen historinë me policinë greke: Më ndaluan dhe më thanë edhe shqiptar edhe aktor?!

Kryesoret

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nikos Gelia, i cili jeton dhe punon prej 25 vitesh në Greqi ka rrëfyer ngjarjen me disa policë grekë të disa vite më parë.

Ai tha se pasi policia verifikoi patentën e tij dhe se mësoi që ishte me origjinë shqiptare, i kishin kërkuar të hapnin bagazhin e makinës, i cili kishte kostumet e shfaqjeve.

Policia e kishte marrë në pyetje për punën që bënte, i cili kur u ishte përgjigjur se ishte aktor, ata ishin shprehur të habitur “edhe shqiptar edhe aktor?!”. Ndërsa, aktori nuk ua kishte kursyer një përgjigje ironike duke u thënë: “Ndodh edhe kjo”.

“Para disa vitesh më ndaloi policia pranë shtëpisë time dhe kërkoi të verifikonte patentën. Kur mësuan se isha nga Shqipëria më kërkuan të hapja bagazhin, ku kisha dhe kostumet e shfaqjeve. Më pyetën se çfarë punoj dhe u thashë që jam aktor. Më pas më thanë që ‘edhe shqiptar edhe aktor’? Iu përgjigja me ironi që “ndodh edhe kjo,” u shpreh aktori.

Aktori ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka kaluar për të marrë kartën greke të identitetit pas 26 vitesh, edhe pse është i martuar me një grua greke, të cilët kanë fëmijë së bashku.

“Këtë vit më në fund mora letënjoftimin grek. Në Greqi për të marrë një kartë identiteti greke duhet të vërtetosh që ke lidhje me një grek. 3 muaj më parë mora kartën greke të identitetit. M’u desh të plotësoja të gjitha të dhënat, që jam i martuar me një greke, që kemi një fëmijë së bashku, që nëna e fëmijës është greke dhe konsiderohet greke e jo shqiptare, që unë jetoj këtu prej më shumë se 25 vitesh dhe që kam studiuar në universitet grek,” deklaroi aktori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit