-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalja e Super Kupës së UEFA-s në Athinë, policia greke parandaloi një tragjedi të mundshme

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme ka dhuruar spektakël për të gjithë tifozët të cilët ndoqën finalen mes Manchester City dhe Sevilla të cilat u përballen për trofeun e Super Kupës së UEFA-s.

Ndeshja u mbajt në Athinë në stadiumin e Olympiakos-it, “Georgios Karaiskaki”. Kjo përballje u luajt disa ditë pas tragjedisë e cila u regjistrua ku humbi jetën një tifoz i AEK.

Për të mos u përsëritur më kjo ngjarje autoritet greke rritën masat e sigurisë. Ndërkohë sot mediat greke bëjnë të ditur se ELAS-it, gjatë kontrolleve paraprake jashtë portës 1 të stadiumit ka arrestuar një 23-vjeçar. Mësohet se ai mbante me vete një thikë dhe po tentonte të futej në stadium.

Ai është ndaluar menjë herë dhe është arrestuar për shkelje të ligjit për armët. Situata nuk kishte tensione dhe incidente. Në fund të spektaklit trofeun e ngritën yjet e Pep Guardiolës të cilët shtuan në sirtarin e fitoreve edhe një kupë tjetër.

Sevilla arriti të mbante në kontroll disi situatën por fati i penalltive i mori trofen nga duart.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit