-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inskenoi grabitjen për të vrarë kunatin, arrestohet autori i katërt i vrasjes së shqiptarit në Itali

Kryesoret

Pas disa muajsh në kërkim është arrestuar edhe autori i katërt i vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar Petrit Caka i cili u vra në Itali.

Në pranga në fillim ka rënë bashkëshortja e viktimës e cila ishte organizatore e “grabitjes” së rreme dhe dy bashkëpunëtorët e saj.

Ndërsa tani pas disa muajsh u arrestua vëllai i bashkëshortes së Cakës i cili ishte i përfshirë në vrasjen e kunatit të tij.

Bashkëshortja e 49-vjeçarit i kishte kërkuar të vëllait të gjente disa persona për të vrarë burrin e saj.

Vëllai i saj pas thurjes së planit të grabitjes gjeti edhe dy persona të tjerë në Shqipëri dhe me datë 10 dhjetor u nisën drejt Italisë ku tre ditë më vonë vunë në funksion planin “djallëzor”.

Kunati së bashku me dy shokët e tij u fut në banesë si hajdutë dhe aktruan sikur po vidhnin shtëpinë në të cilën ndodhej edhe viktima.

Pasi kryen “vjedhjen” ata dhunuan dhe plagosën për vdekje 49-vjeçarin. Pasi u siguruan që ai ka ndërruar jetë në shtëpi është shfaqur bashkëshortja e cila mori karabinierët në telefon duke e raportuar ngjarjen si një vjedhje.

Pas shumë hetimesh policia italiane nxori në dritë të vërtetën duke zbardhur autorët e vërtetë të ngjarjes.

Në fund të korrikut, karabinierët e Fraskatit arrestuan gruan dhe dy burra të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit