Arrestohet me urdhër të SPAK-ut Klodian Rrjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë. Ai u arrestua për llogari të hetimit për koncensionin e sterilizimit. Gjykata me kërkesë të SPAK-ut vendosi masën e arrestit me burg.
Mbrëmë u shoqërua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin. Klodian Rrjepaj paraprakisht dyshohet se akuzohet për procedurën që ka ndjekur kur ka qenë në krye të komisionit të dhënies së koncesioneve.
Me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë, dy arrest me burg, dy arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje.
Pjesa më e madhe e personave që janë në masë arresti kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të koncesioneve.