-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi targat e 11 makinave, në pranga i riu në Tiranë, i dënuar më parë në Belgjikë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi mësohet se kishte vjedhur targat e 12 automjeteve.

Dyshohet se qëllimi i autorit ishte t’i dërgonte jashtë vendit dhe më pas të përdoreshin për veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit të policisë i riu rezulton i dënuar më parë në Belgjikë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu janë sekuestruar targa të shteteve të ndryshme, doreza dhe mjete të cilat 23-vjeçari i përdorte për të kryer vjedhjet.

23-vjeçari me inicialet J. L. u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjet në “Misto Mame”.

Gjatë ditës së djeshme ai kishte vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit