-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga hiçi, si e fitoi emigranti koncesionin 100 milionë dollarë të “Sterilizimit”?

Kryesoret

Në foto; Ilir Rrapaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në pallatin e Brigadave në kuadrin e nismës “Thuaji Po Shqipërisë”

Pritjes i erdhi fundi. SPAK vendosi që pas disa vitesh hetime të firmoste urdhër arrestet e para për koncesionin e sterilizimit në shëndetësi.

Tetë urdhër arreste, mes tyre ish-zv/ ministri Klodian Rrjepaj, koncesionari që e fitoi Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim, por edhe zyrtarë të tjerë me peshë.

Por çfarë është ky koncesion, si u firmos dhe kush e çoi në SPAK?

Më 23 dhjetor 2019, pak javë pas themelimit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Nisma Thurje, një lëvizje qytetare që më vonë u transformua në parti politike, depozitoi kallëzimin dhe kërkoi vendosjen para përgjegjësisë penale të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilit kishin nënshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë USD.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Nisma Thurje ngriti dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare të nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë kryer korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private, si dhe i kanë sjellë dëm financiar në vlera të mëdha buxhetit të shtetit.

Një shërbim i cili realizohej brenda një buxheti prej jo më shumë se 250 mijë euro në vit, sot kërkon një angazhim gati 80 herë më të lartë,” tha ai mjë prej drejtuesve të “Nisma Thurje”, Panajot Soko.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Rrapaj nga Italia u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në Itali për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në Peruxhia, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Por sapo erdhi në Shqipëri historia ndryshoi.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Ish-zv/ ministri, biznesmeni e rektori! Tetë zyrtarët me masë sigurie për “Sterilizimin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit