Policia ka vijuar punën për goditjen e rasteve të cilat prishin qetësinë publike në Dhërmi.
Nga ky operacion i zhvilluar u procedua penalisht menaxheri i lokalit pasi vënë muzikë të lartë dhe jashtë orarit të përcaktuar ligjërisht.
Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën. Procedimi i 28-vjeçarit me inicialet Xh. M. ka ardhur pasi banorët dhe pushuesit përreth kishin shprehur shqetësimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.