Policia ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet F. O. pas një kallëzimi ndaj tij për akuzën përdhunim.
32-vjeçari mësohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare e cila e ka denoncuar pas aktit.
Sipas denoncimit ngjarja ka ndodhur një banesë të marrë me qira nga 32-vjeçari.
Nga kontrolli i kryer në këtë banesë u gjet dhe sekuestroi një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.