Gjykata e Apelit ka mbajtur ditën e sotme një seancë në lidhje me çështjen e ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj ku vendosi të lërë në fuqi masën e vendosur nga Gjykata e Tiranës arrest me burg.
Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër arrest nga Gjykata Speciale e Kosovës me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Dritan Goxhaj gjatë seancës është shprehur nuk ka kryer asnjë krim dhe vetëm i ka shërbyer vendit.
“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim,” u shpreh ai.
Avokati i tij mbrojtës është shprehur se kjo që po ndodh është një turp dhe e ka cilësuar arrestimin e klientit të tij hakmarrje politike.
Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.
Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.