Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për parkimet e mbyllura dhe bodrumet do të rriten nga 2 deri në 78% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
Me taksimin e ri për ndërtesat në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës. Vlera e tyre llogaritet sa 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
Sipas llogaritjeve të Monitor, pronari i garazhi apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 në zonën kadastrale 1/2 ( përfshin zonat nga Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk) më përpara paguante në vit 5,460 lekë në vit.
Me rritjen e çmimit fiskal të zonës pronari i garazhit do të paguajë 6,804 lekë taksë në vit. Pagesat i shtohen në vlerë 1,344 lekë në vit apo rreth 25%.
Rritja më e ulët e pagesave vjetore të taksës së ndërtesës për garazhet dhe bodrumet do të jenë në zonën fiskale 2/1 (përkon me zonat Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”), ku çmimet e referencës nga 187,000 lekë për metër katror arritën në 202,400 lekë për metër katror (rritja 8%).
Një pronar bodrumi apo garazhi në këtë zonë me sipërfaqe 50 m2 nga 13,090 lekë që paguante në vit do të paguajë 14,168 lekë (rritja 2%).
Ndërsa rritja më e lartë e pagesave do të jetë në zonën kadastrale 7/4 (Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht). Pagesat vjetore për taksën e ndërtesës parkim i mbyllur apo bodrum nga 4,550 do të arrijnë në 8,001 lekë. Detyrimi rritet 78%./Monitor
Artikulli i plotë këtu.