Një aksident ka ndodhur në fshatin Paulesh, në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku janë përplasur dy makinë.
Si pasojë e përplasjes njëra ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur. Dyshimet janë se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve.
Mësohet se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rastit.